Ekonomistja 26 vjeçare vret veten pasi u kap në timon me alkool në Britani (fotot)

0

Policia kishte ndaluar 26-vjeçaren duke drejtuar mjetin e saj Audi në mënyrë të pakontrolluar.

Një llogaritare në Angli ka vrarë vetëm tre ditë pasi ishte kapur nga policia duke drejtuar mjetin nën influencën e alkoolit, u tha sot në seancën dëgjimore të çështjes.

Marina Watters, 26 vjeçe u gjet pa jetë në shtëpinë e saj nga policia në Norfolk në verilindje të vendit, pas shqetësimeve se nuk ishte paraqitur në punë.

Tre ditë para tragjedisë së prillit Marina ishte akuzuar se drejtonte mjetin e dehur, dhe pritej të dilte para gjyqit një muaj më vonë.

Në seancë u tha se Marina, gjate qëndrimit në paraburgim ishte njohur me konsulentin e policisë David Howes që kishte bere vlerësimin e shëndetit mendor të vajzës.

Howes tha: “Ajo u përfshi me pyetësorin dhe dha përgjigjet e kërkuara. Ishte e penduar, e përlotur dhe i vinte keq për gabimin.

“Nuk bënte fjalë për vetëvrasje apo vetëlëndim. Ishte vetëm e shqetësuar që mund mund të merrte makinën për të shkuar në punë apo për të vizituar gjyshërit, për t’i ndihmuar me pazarin”.

Pas lirimit Marinës i ishin dhënë adresat e agjencive që mund t’i jepnin ndihmë per çështjet e problemit mendor.

Por mjekja ligjore Samantha Goward shtoi: “Marina Watters vdiq nga varja e qëllimshme, ndoshta prej efektit të drogave si ketamine, teksa qëllimet e saj të sakta nuk janë të ditura”.

Pas vdekjes familja e Marina e përshkruante atë si “ajo që mbante lidhur rrethet shoqërore” dhe që ëndërronte të bëhej një llogaritare e çertifikuar.

Vëllai i saj Michael ‘Mikey’ Watters tha: “Ajo ishte gjithçka për mua, shkëmbi ku mbështetesha. Nuk e di si do të bëj përpara pa të”.

Mikey gjithashtu nxiste të gjithë ata që kishin probleme mendore të shpreheshin dhe të kërkonin ndihmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu