Ekskluzive/ Aksident në afërsi të shkollës “Qamil Guranjaku”, përplasen makinat, bllokohet trafiku

0

 

Një aksident u regjistrua pak çaste më parë në rrugën “Rinia“ e njohur si “Rruga me blina“  në afërsi të shkollës “Qamil Guranjaku”.

Dy automjete, një Pezho dhe një Volkswagen janë përplasur mes tyre. Si pasojë e kësaj përplasje kanë pësuar tronditje por pa dëmtime drejtuesit e mjeteve.

Ndërkohë në këtë segment rrugor është shkaktuar trafik për shkak të bllokimit të rrugës.

Në vendngjarje shkoi policia e cila ka kryer veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e kësaj përplasje. Sipas të dhënave të para, një nga automjetet i ka prerë rrugën mjetit tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu