Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik.
Sipas burimeve për Infowebtv, mjeti ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Si pasojë e aksidentit, raportohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëmet materiale që i janë shkaktuar makinës prej daljes së saj nga rruga.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e aksidentit në fjalë.