Ekskluzive/ Aksident në aksin Elbasan-Tiranë. Makina kthehet përmbys në rrugë

0

Akident në aksin Elbasan-Tiranë. Makina kthehet përmbys në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur para tunelit panoramik.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se nga aksidenti ka të plagosur, por ende nuk dihet gjëndja e tyre shëndetësore.

Siç shihet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Infoweb Media, mjeti ndodhet ende i përmbysur në rrugë, ndërkohë që ka mbërritur policia e cila po punon për normalizimin e trafikut dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak orëve në aksin Elbasan-Tiranë.

Më herët Infoweb Media raportoi ekskluzivisht edhe për një aksident te rrethrrotullimi i Bradasheshit.