Ekskluzive/ Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin

0

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Paulesh.

Burime për Infoweb Media, bëjnë me dije se një automjet tip “Peugeot” ka parakaluar në mënyrë të gabuar dhe është përplasur me një tjetër makinë tip “Benz”.

Gazetarja e Infoweb Media raporton se si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e ngjarjes.

Për shkak të këtij aksidenti u bllokua dhe trrafiku në këtë zonë./InfowebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu