Ekskluzive/ Aksident në Elbasan-Bradashesh, përplasen dy automjete

0

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Bradashesh mëngjesin e sotëm.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Gazetarja për Infoweb Media raporton se një taksi ka përplasur nga prapa një automjet tip ‘Benz’.

Nga përplasja e automjeteve nuk raportohet për të lënudar por vetëm dëme materiale.

Në pamjet e siguruara nga Infoweb Media dallohet se trrafiku në aksin Elbasan-Bradashesh është rënduar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti./InfowebMedia

PAMJE EKSKLUZIVE TË SIGURUARA NGA INFOWEB MEDIA:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu