Ekskluzive/ Aksident në Tiranë, autobusi përplaset me një makinë

0

Një aksident u regjistrua në mësditë në Tiranë.

Një autobus urban u përplas me një automjet në afërsi të Ring Center.

Nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Infowebtv shihet se si autobusi ka devijuar në rrugë.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur të plagosur. Por mësohet se udhëtarët kanë pësuar tronditje nga përplasja.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka normalizuar trafikun dhe kryer veprimet proceduriale për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Gjatë muajve të fundit në Tiranë janë regjistruar një sërë aksidentesh nga flota e autobusëve të transportit urban.

Më i rëndi prej tyre ishte rasti kur urbani ra në lumin Lana dhe mbetën të plagosur disa qytetarë.

Aksidentet kanë vënë në dyshim gjendjen teknike të autobusëve të transportit publik në kryeqytet. Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu