Ekskluzive/ Aksident pranë shkollës Qamil Guranjaku në Elbasan

0

Elbasan- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotën pranë shkollës ‘Qamil Guranjaku’ në Elbasan.

Siç duket dhe nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga InfowebTv, një automjet është përplasur me një motor.

Paraprakisht burime për InfowebTv bëjnë me dije se nga ky aksident ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

Sakaq policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti. InfowebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu