Ekskluzive/ Aksident tek Ura e Dajlanit në Durrës (Foto, video)

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në rrugën “Adria” tek Ura e Dajlanit në Durrës në lagjen nr.5, Durrës.

Sipas policisë, nga ky aksident ka mbetur i plagosur rëndë një 65-vjeçar i cili për momentin ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

I plagosuri ka qenë duke lëvizur me një motor kur është përplasur nga një makinë me drejtues H.P

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.10.2020, rreth orës 09:55, në lagjen nr.5, Durrës, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.P., është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Pamjet ekskluzive për infoelbasani.com dëshmojnë se aksidenti sapo ka ndodhur dhe ende në vendngjarje nuk ka mbërritur policia. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu