Ekskluzive/ Ali Ahmeti do shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës

0

Ali Ahmeti, lideri politik i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, do të shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës nga Këshilli Bashkiak i kryeqytetit. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta për Infoweb Media.

Në mbledhjen e ardhshme të këtij Këshilli, me propozim të Kryetarit, Erion Veliaj, Ahemti do të shpallet ‘Qytetar Nderi’.

Ali Ahmeti ka qenë një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1977-1999.

Gjithashtu ai ka qenë edhe Komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni në vitin 2001.

Subjekti politik që ai drejton, ka luajtur dhe luan një rol deçiziv në njohjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Si pjesë e qeverisjes, BDI e Ali Ahmetit ka qenë pjesë e nënshkrimit të disa marrveshjeve historike në interes të shqiptarëve në trojet e tyre autoktone. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu