Bie salmoneloza në kopështin ‘Dielli’ në Kamëz.
Burime ekskluzive për Infoweb Media bëjnë me dije se kopështi është mbyllur që nga dita e enjte pasi një nga fëmijët ka shfaqur shqetësime për shkak të salmonelozës.
Ende nuk ka një prononcim zyrtar për rastin. Autoritetet vazhdojnë ta mbajnë të fshehur rastin. Ndërkohë kopështi vazhdon të qëndrojë i mbyllur.
Ende nuk dihet se cili ishte burimi i këtij infeksioni i cili shfaqet me diare, temperaturë dhe dehidratim.
Nisur nga rasti ku një edukatore i theu këmbën një të miture 3 vjeçe, ditët e fundit ka pasur mjaft denoncime për skandale në sistemin parashkollor.
Rasti i shfaqjes së salmonelozës në kopështin “Dielli” në Kamëz është njëri prej tyre dhe që dëshmon se Ministria dhe institucionet përkatëse duhet të veprojnë me urgjencë. Infoweb Media