Ekskluzive/ Curri dhe Karamuço “braktisin “ Arian Çanin

0

Një javë më parë Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës la studion e emisionit “Zonë e Lirë” pas një përplasjeje që pati me aktivisten Evi Kokalari.Kokalari e konsideroi si heqje të lirisë së fjalës kur iu kërkua nga Karamuço dhe Curri, të pranishëm në emision, që të mos merrej me jetën personale të askujt,teksa kjo e fundit po i referohej Ervin Salianjit dhe të fejuarës se tij.Arian Curri dhe Ervin Karamuço të cilët mbronin Grida Dumën ish-deputete e PD dhe sot moderatore në Top Channel ,bëri që në një moment tensioni dy analistët të braktisnin live emisionin në pikun e audiencës.
Ndërsa Kokalari vijoi emisionin me batuta me Arjan Çanin,burime të sigurta për Infoweb Media konfirmojnë se Curri dhe Karamuço në vijim do të jenë pjesë e përhershme e debateve në studion e Grida Dumes në Top Channel, duke braktisur përfundimisht mikun e tyre të vjetër Arian Çani . Ndërkohë Çani ka pergatitur suprizën e radhës, duke vënë përballë analistin Ilir Kulla dhe Alfred Cakon, i njohur për teorite e tij konspirative.Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim sesi do të jetë performanca e debatit Kulla –Cako, që me siguri temë do të ketë luftën e sapo nisur mes Hamasit dhe Izraelit.

Infoweb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu