EMRA/ Në një nga mjetet ndodheshin 3 nxënës, si ndodhi aksidenti në aksin Lushnjë-Fier

0

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë mbikalimit ne Savër, në aksin nacional Lushnjë-Fier.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë 4 persona, një nga drejtuesit e automjeteve, një shtetase italiane e cila ishte pasagjere në mjet dhe dy fëmijë, nxënës shkolle. Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjës për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë në vendngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mos-respektimi i rregullave në qarkullim.

Dy mjetet po lëviznin në korsinë nga Lushnja në drejtim të Fierit. Një nga drejtuesit ka dashur të kthehet për në Savër, por është përplasur nga mjeti tjetër që vinte nga e njëjta korsi.

Një nga shoferët është Bilbil Zeqo, i cili kishte në automjet tre nxënës, nipërit e tij dhe po i dërgonte në shtëpi, kur është goditur në anën e derës nga mjeti tjetër që drejtohej prej Oliks Stefanajt nga Berati i cili ishte me të fejuarën e tij, një shtetase italiane.

Pas aksidentit policia po merr në pyetje dy shoferët për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu