Ekskluzive/ Gjendet i shtrirë në rrugë një person tek Posta (Foto, Video)

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur një natë më parë në rrugën e Postës në Elbasan.

Një person është gjendur i shtrirë në rrugë, ndërkohë mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje.

Burime për infoelbasani.com, që dërguan edhe fotot në fjalë, bënë me dije se vendi ku u gjet personi ishte i gjakosur çfarë ngre disa pikëpyetje lidhur me rrethanat e kësaj ngjarja. Pra, a ishte i sulmuar nga persona të tjerë, a kishte rënë nga një gjendje të fikti apo shkaqe shëndetësore, apo ishte një i dehur.

Pas njoftimit të marrë nga qytetarë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku i ka dhënë ndihmën e nevojshme qytetarit duke e shoqëruar për në spital.

Ende nuk ka një komunikim zyrtar lidhur me këtë ngjarje. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu