Ekskluzive/ Koha e keqe pengon uljen e avionëve në Rinas

0

Koha e keqe, me reshje shiu dhe furtunë, pengon uljen e avionëve në Rinas.

Sipas satelitit dhe aplikacionit ‘flight radar’, avionët sot në mëngjes nuk janë ulur nga koha e keqe dhe furtuna.

Infoweb Media informon se avionet e kthyer, që nuk po ulen dot, janë Lunja e Zyrihut, Gjenevës, Londra me Easy Jet dhe nga Verona.

Deri më tani nuk ka një informim rreth situatës nga Aeroporti ‘Nënë Tereza’.

I gjithë vendi është përfshirë sot nga moti i keq.

Në det janë pezulluar lundrimet, ndërsa ka pasur përmbytje dhe bllokime rrugësh në disa zona të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu