Arrihen temperatura rekord nga vapa në Elbasan.
Zakonisht matjet e temperaturave nga sinoptikanët bëhen duke i vendosur termometrat në hije në një kafaz të posaçëm meteorologjik. Por në diell temperaturat janë shumë më të larta.
Një qytetar nga Elbasani ka matur sot temperaturën nga ballkoni i tij në diell dhe më pas në dhomë, në hije.
Rezultatet ishin të pabesueshme. Në diell termometri shënoi 49-50 gradë dhe në hije 37 gradë Celsius.
E gjithë prova nënkupton se, nëse dikush udhëton në diell në rrugët e Elbasanit mbi kokën e tij bie dielli me temperaturë 50 gradë. Dhe nëse qëndron në shtëpi temperatura është mesatarisht 37 gradë.
Nëse matjet do të beheshin nga shërbimi sinoptik, kafazi qëndron në natyrë, por termometrat në hije. Ndaj mesatarisht ata shfaqin temperaturën 40-41 gradë. Por matja e vërtetë është pikërisht ajo kur njeriu qëndron në diell dhe kur ai rri në hije. Infoweb Media
Temperaturat në diell
Temperaturat në hije