Ekskluzive/ Merr flakë furgoni në autostradën Elbasan-Tiranë (Video)

0

Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20 është përfshirë nga flakët një furgon në autostradën Elbasan-Tiranë.

Sipas burimeve për Infowebtv, furgoni ka qenë në lëvizje dhe për një moment shoferi ka kuptuar që mjeti ka pasur një problem teknik dhe ka ndaluar dhe ka dalë jashtë mjetit.

Sipas informacioneve, furgoni ishte një furgon që transportonte mallëra dhe nuk ka pasur të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia janë nisur drejt vendgjarjes për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu