Nga Erika Murra
Gazetari: Prej disa kohësh ju keni marrë timonin e drejtimit të AF Elbasanit dhe natyrisht që objektivi mbetet kalimi në Superiore. Si paraqitet situata në ekip?
Nevil Dede: Mendoj që jemi në rrugën e duhur dhe rrugën e mbarë. Unë jam kthyer në këtë qytet me nostalgjinë e dikurshme. Atmosfera është shumë pozitive, në gjithë qytetin ndihet një frymë, sidomos e besimit. Pra, njerëzit, qyteti, tifozët kanë shumë besim te ky projekt apo kjo ndërmarrje kaq e madhe që besoj do vinte që të arrinim atje ku është qëllimi, por momenti fillestar është arritja e Superiores. Besoj që deri tani jemi brenda çdo lloj parashikimi. Besoj që jemi atje ku kishim pritshmëritë.
Gazetari: A është investuar, a pati merkato të dimrit dhe a janë ‘blinduar’ repartet?
Nevil Dede: Çdo trajner pretendon që skuadra e tij të zhvillohet, përmirësohet dhe kur hapet merkato kërkohet që çdo pozicion, siç e përmende ta ‘blindojë’.
Po, mendoj që investimet janë shumë të mëdha dhe nuk kursehen në asnjë moment. Jam shumë komod me njerëzit që kanë marrë në punë këtu, që nga presidenti Llupo dhe administratori Çoku, janë njerëz që mbi të gjitha tregojnë zemërgjerësi, gjithmonë bëjnë më të mirën.
Gazetari: Cila nga skuadrat mbetet pretendente, veç Elbasanit, pra që konsideroni ju si rival të kësaj faze për të kaluar Superiore.
Nevil Dede: Fillesat kanë qenë të zotit Çoku bashkë me kryetaren e bashkisë. Kanë qenë optimist dhe kanë dalë deri në këtë moment.
Tani unë mendoj që ne jemi një skuadër e re, 7 muaj skuadër e formuar rishtas me disa elementë që nga sezoni i kaluar. Kundërshtarët tanë janë një histori shumë e madhe në futbollin shqiptar, duke filluar nga Bylisi. Pavarësisht se ne pretendonim të ishim ne, por ne nuk ia kemi dalë dot, sepse renditja vërteton çfarë ke bërë ti gjatë ecurisë së maratonës në një kampionat. Janë shumë skuadra korale, Peshkopisë, Nedim Gusht, e me radhë. Janë skuadra ekspertë për këtë kategori, por kanë bërë histori edhe në Kavajë.
Por unë mendoj që ka edhe shumë emra të tjerë, por që nuk janë në pritshmëritë e tifozëve të tyre.
Kur zhvilluam bisedimet me drejtuesit e klubit pyetja e parë që i bëra vetes ishte: Nevil sa njerëz do vijnë të shohin në stadium? Unë kam miq e shokë pafund këtu. Bëhem nostalgjik për Elbasanin e dikurshëm dhe meraku i vetëm mbetet ta ringrejmë si dikur’.
Gazetari: Si e gjykoni ju arbitrimin jashtë Elbasanit, pra kur jeni në transfertë, kemi pas probleme të kësaj natyre?
Nevil Dede: Në memorien time jo, unë mendoj që arbitrimi është maratonë më vete. Kështu janë dhe arbitrimet. Diku pa dashje mund të mos japin atë që ti meriton. Në ç’kuptim? Ti pretendon për 1 faull më shumë për 1 penallti më shumë po si gjithmonë, sipas këndvështrimit tënd, por ka raste që ti mund të marrësh diçka më shumë dhe unë mendoj që në fund fare çdo njeri merr hakun. Niveli i albitrimit në Shqipëri për mua është rrit, vazhdon nga viti në vit, gjithmonë progres.
Dhe besoj që janë 1 nga skuadrat kryesore që do bëjnë 13 në kategorinë e 1-rë janë 12 ekipe dhe 1 skuadër janë arbitrat. E mira s’ka fund, ne duam çdo gjë në perfeksion.
Duam të marim gjë dhe pa meritë, por e vërteta është për mua si Nevil dhe si trajner i Elbasanit. Për mua jam arbitrimet nivelit të lartë normal që ka problematika nga më të ndryshmet, por këto i përkasin edhe terreneve nëpër fushat jashtë Elbasan se ne këtu besoj që të gjithë e shohin jemi model plus transmetohen shumë ndeshje live.
Sa e ndjeni mbështetjen e tifozëve. Shkallët po mbushen si dikur?
Nevil Dede: Po e vërtetë. Po mbushen dhe madje mjaft skuadrat e tjera e kanë zili këtë fakt.
Më kujtove verën që në maj u nisën bisedimet, mu parashtrua e gjithë kjo gjë që tani ne po mundohemi ta zhvillojmë bashkë.
Dhe unë direkt gjëja e 1-rë që mendova në kokë është: “Por sa njerëz të kthehen stadium që do të vijnë shohin” edhe pastaj kur erdha në Elbasan, unë kam miq dhe shokë pafund ktu.
Bëhem gjithmonë nostalgji kur vi dhe me qejf dhe kur nuk kam punuar në Elbasan. Dhe pyetja ishte “Nevil, realisht ka ardh dhe do bëjmë do ngremë prapë te e 1-ra. I thash, qëllimi im është 1 dhe i vetëm. Nëse do arrijmë të mbushim stadiumin ne e kemi bastin e par të fituar. Nëse ti kënaq njerëzit dhe ata vijnë të ndjekin, kjo do të thotë që ti po bën 1 punë të mirë dhe pastaj besoj se do kesh rrezultate së 1-rë rezultat. Njerëzit zhgënjehen përsëri me ty.
Nuk ka rëndësi që ka bërë Nevil Dede apo dikush tjetër apo Vis Kotorri apo Erjon Merxha në 2006. Do të thonë çfarë po bëni tani! Ajo nostalgjia i respektojnë për atë pjesë por tani ka një pritshmëri tjetër.
Dhe unë mendoj që është 1 aset shumë i madh i futbollit shqiptar po sidomos njerëzit e qytetit Elbasanit, sepse janë tifozë, ndjejnë dhe jetojnë, jetojnë ecurinë e skuadrës tyre, e mbështesin pa fund.
Është për mua kompliment apo meritë është e njerëzit duke filluar siç përmend fillesat e këtij klubi, pastaj dhe presidentit që ka ardhur Mariglen Çoku, sidomos edhe kryetari i bashkisë.
Janë ata njerëz që kanë sjellë Nevil Deden dhe çdo lojtar aty në këtë investim të ri dhe gjithë ky grup pune bashkë. Ne jemi shkrirë dhe kemi arritur të tërheqim njerëzit.
Por për mua në qoftë se ne do rrisim numrin gradualisht nga java në javë nga muaji në muaj besoj se ne jemi në rrugën e duhur dhe po vetëm nuk kam çfarë të them vetëm 1 falënderim të veçantë për qytetin dhe për tifozët.
Unë mundohem në çdo intervistë kudo që dal gazetat, media e shkruar, median online, gjithmonë është primare aseti më i madh, sepse futbolli si do çdo sport për njerëzit pa tifozë është si puna e 1 aktor, pa spektator.
Gazetari: Ju e përmendët pak Bashkinë e Elbasanit. Sa e keni pasur mbështetjen e bashkisë?
Nevil Dede: Për mua është një bashkëpunim fantastik, është e vështirë që në Shqipëri të gjesh bashkëpunime të tilla. E rëndësishme është që brenda këtij viti të zhvillohet infrastruktura.
Gazetari: Aktualisht ku e zhvilloni stërvitjen?
Nevil Dede: Shumicën e kohës stërvitja zhvillohet te sporti i vjetër por periudha është shumë e rënduar, shirat janë të mëdha, sa të rinovohen fushat jemi në lëvizje.
Gazetari: Çfarë mund të rregulloni gjatë kësaj periudhe në mënyrë që të arrini objektivat, keni ndonjë strategji?
Nevil Dede: Qëllimi im është që sa më shumë djem nga Elbasani të kontribojnë për qytetin dhe skuadrën e tyre. Elbasani realisht është bërë faktor në futbollin shqiptar jo vetëm për njerëzit që kemi në stadium. E rëndësishme është që ne të jemi me ritëm mbi kategorinë ku jemi aktualisht.
Gazetari: Ju e përmendët që do donit të kishte sa më shumë lojtarë nga Elbasani , për sa i përket ekipeve zinxhir, fuksionojnë?
Nevil Dede: Besoj që po bëhet një punë e mirë. Ka dy vite që puna atje është shumë serioze por gjithçka lidhet edhe me infrastrukturën.
Gazetari: Na thuaj diçka për ekipin kombëtar sepse keni dhe europianin këtë vit.
Nevil Dede: Unë mendoj se është arritje e madhe që një shtet i vogël siç jemi ne por që jemi shumë ambicioz dhe kërkojmë shumë në vetvete, të rikthehemi në finalet e një europiani.
Gazetari: Ju e përmendët që keni shum lidhje me Elbasanin madje keni qenë pikërisht në periudhën më të lavdishme të futbollit elbasanas. Do e rikthejmë këtë lavdinë e Elbasanit?
Nevil Dede: Deri diku jemi te 50-60% por kur të vendoset qershia mbi tortë dhe të jemi kampionë në çdo kompeticion që ne do marim pjesë, ateherë kjo është arritja më e madhe, por e rëndësishme është se njerëzit na besojnë dhe na mbështesin.
Tifozët tanë janë fitues pra duhet të bëhemi dhe ne fitues si ata.