Ekskluzive/ Përfshihet nga flakët automjeti në autostradën Durrës-Kavajë

0

Një automjet ka shpërthyer në flakë pak çaste më parë në autostradën Durrës-Kavajë në afërsi të Golemit.

Siç shihet edhe nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Infowebtv, mjeti është përfshirë krejtësisht nga flakët dhe ka ndalur në rrugë.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se shoferi arriti ta braktisë mjetin vetëm pak sekonda para se të ndodhte avaria.

Në vendngjrje shkuan menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe policia.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e shkaqeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu