Aksident në zonën e njohur si ‘Fresku’ në Tiranë.
Një betoniere është përmbysur në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Foto ekskluzive e siguruar nga Infoweb Media dëshmon aksidentin e frikshëm.
Burime nga vendngjarja u shprehën se drejtuesi i betonieres u lëndua dhe u dërgua në spital.
Sipas të njëjtit burim, në momentin e rënies betonierja ka shkaktuar një shurmë të madhe, por fatmirësisht pa zënë njerëz apo mjete poshtë.
Në vendin e ngjarjes mbërriti policia e cila normalizoi qarkullimin e automjeteve dhe kreu veprimet proceduriale për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Infoweb Media