Lidhi të dashurën dhe e detyroi të abortonte, shqiptari: Nuk kam bërë gjë

0

Komuniteti lokal i Zakynthos është tronditur nga aktet e shëmtuara të një 27-vjeçari shqiptar , i cili akuzohet se ka rrahur, lidhur dhe më pas i ka dhënë pilula partneres së tij 19-vjeçare për të abortuar fëmijën e tyre.

Kur është arrestuar, 27-vjeçari shqiptar ka mohuar akuzat duke i thënë ndër të tjera policisë se “nuk ka bërë gjë” dhe se “nuk janë kështu gjërat”.

Por këto pretendime të shqiptarit, janë në kontrast të plotë me atë që përshkroi në polici 19-vjeçarja e tronditur. Ajo tha se mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:00, partneri i saj dhe së shpejti babai i fëmijës, e mori atë nga shtëpia e saj dhe pas një ndalese të shkurtër te miqtë e tyre, e mori atë në shtëpinë e tij në Tsilivi Zakynthos dhe i kërkoi të kalonte natën atje. Por kur vajza refuzoi kërkesën e tij, 27-vjeçari e ka tërhequr me forcë në shtrat dhe i ka lidhur duart me litar. Më pas ai e ka detyruar atë të marrë pilula për të abortuar foshnjen, dhe kështu ka ndodhur pas pak orësh.

Kur ajo pësoi hemorragji, shqiptari e ka çuar vajzën në spital dhe aty i ka marrë telefonin e saj celular dhe i ka kërkuar asaj të mos i përmendte asgjë askujt. Pas analizave që iu nënshtrua , u zbulua se ajo ishte gjashtë javëshe shtatzënë dhe fetusi sapo ishte abortuar.

Pas denoncimit, oficerët e Policisë së Zakynthos arrestuan të mërkurën 27-vjeçarin shqiptar, i cili akuzohet për dhunë në familje, ndërprerje të shtatzënisë, lëndime të rrezikshme trupore dhe vjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu