Ekskluzive/ Reshjet e dendura në veri të vendit shembin urën në Theth

0

Reshjet e dendura të shiut që po bien në veri të vedit kanë shembur urën në Theth.

Sipas korrespondentes së Infoweb Media në Shkodër, ura mbi lumin e Shalës që lidh Thethin me Ndërlysa është shembur.

Situata është problematike aty ku bashkohen dy degët e lumenjve, atij të Thethit dhe të Kaprës.

Si pasojë e shembjes së urës është paralizuar qarkullimi nga Thethi në Ndërlysa.

Sipas informacioneve, në veri vazhdojnë reshje të dendura shiu. Infoweb Media