Ekskluzive/ Punëtorët e inceneratorit në Elbasan protestë për mungesë pagash

0

Ditën e sotme, punëtorët të cilët punojnë në inceneratorin e Elbasanit janë ngritur në protestë për mungesë pagash.

Burimet për Infowebtv, bëjnë me dije se punëtorët ankohen se nuk janë shpërblyer për punën e tyre që prej dy muajsh, dhe përgjegjës bëjnë Administratorin e SPAK-ut, i cili nuk i paguan, e madje ushtron vazhdimisht presion ndaj atyre.

Protesta ndodhi fill pas skandalit të inceneratorëve që u përhap në qytetin e Elbasanit dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Mesa duket, kjo ngjarje bëri bujë të menjëhershme, pas ditës së djeshme në Komisionin Hetimor, kur Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka qenë i thirrur nga grupi hetimor, për një dëshmi në lidhje me inceneratorin e Elbasanit./(Vasilika Puka – E.K – Infowebtv.)