Ekskluzive/ Vdes në aksident ajror Kreu i grupit mercenar, Wagner, Yevgeny Prigozhin

0

Vdes në në një aksident ajror ajror Kreu i grupit mercenar, Wagner, Yevgeny Prigozhin. Lajmi bëhet i ditur nga burime konfindenciale për Infoweb Media.

Gjithçka duket si një hakmarrje nga Moska ndaj Prigozhin që kur ai me grupin e tij mercenar nisi të marshojë drejt Moskës për të rrëzuar udhëheqjen ushtarake të Rusisë.

Evgeny Prigozhin ka vdekur së bashku me nëntë të tjerë që ishin në bordin e avionit.  Siç njoftuan shërbimet ruse, një avion privat u rrëzua në rajonin Tver të Moskës, duke vrarë të dhjetë personat në bord.

Sipas mediave ruse, lideri i Wagner, Evgeny Prigozhin, ka vdekur pasi ka hipur në aeroplanin që thuhet se është i tij.

“Një avion privat Embraer Legacy që udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino në rajonin Tver.

Në bordin e avionit ndodheshin 10 persona, përfshirë 3 anëtarë të ekuipazhit. Sipas informacioneve të para, “të gjithë në bord kanë vdekur”, tha ministria në një reagim emergjent në Telegram.

Grupi Wagner është ushtri private me mercenarë që kanë luftuar përkrah ushtrisë ruse në Ukrainë. Megjithatë herë pas herë nga Prigozhin ka pasur kritika për shkak të mënyrës si është luftuar.

Media shtetërore ruse raporton se FSB-ja, shërbimi i sigurisë në vend, ka hapur rast penal kundër Prigozhinit, duke e akuzuar atë për “thirrje për rebelim të armatosur” dhe përpjekje për fillimin e konfliktit të armatosur civil në Rusi.

Megjithatë, kur po i afrohej Moskës, Prigozhin mori vendimin e papritur për të mos sulmuar.

Gjatë kësaj periudhe u tha se ai strehohej në Bjellorusi, një aleate e afërt e Rusisë.
Por duket se shërbimet ruse u angazhuan për ta eleminuar atë.

Shefi i njësisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka thënë se ai e kupton që Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) është “i ngarkuar me një detyrë për ta vrarë” shefin e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Në një intervistë me gazetarin Howard Altman për revistën online “The War Zone”, Kyrylo Budanov deklaroi se “ne jemi të vetëdijshëm se FSB-ja është e ngarkuar me një detyrë për ta vrarë atë. A do të jenë ata të suksesshëm për ta bërë këtë? Do të shohim me kohë”.

Budanov, i cili e udhëheqë Drejtorinë e Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës (GUR), e përshkroi rezultatin e komplotit të supozuar nga FSB – shërbimi i brendshëm i inteligjencës ruse – si “një pyetje e madhe e hapur”.

“Pra, në çdo rast, të gjitha përpjekjet e tilla të mundshme për vrasje nuk do të jenë të shpejta”, tha ai. “Atyre do t’u duhet pak kohë për t’i pasur qasjet e duhura dhe për të arritur në fazën kur të jenë gati për ta shtuar një operacion të madh. Por edhe një herë, do të doja të nënvizoja se është një pyetje e madhe e hapur. A do të janë ata të suksesshëm? A do të guxojnë ta zbatojnë atë urdhër?”.

Dhe duket se paralajmërimi ishte me vend. Raportohet se Yevgeny Prigozhin humbi jetën në një aksident ajror. Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu