Ekskluzive/ Vrau bashkëshorten dhe vallain në Gramsh, 80-të vjecari konsultë me mjekun psikiatër (VIDEO)

0

Xhevit Sinani 80- vjecari nga Gramshi i cili vrau pak ditë më parë për arsye xhelozie bashkëshorten e tij dhe vëllain ka shfaqur problematika me shëndetin mendor në institucionin e paraburgimit në Elbasan ku po qendron pasi gjykata vendosi masën e sigurtisë “Arrest me burg”.

Sinani është dërguar sot në Poliklinikën e Elbasanit, ku ka kryer një konsultë me mjekun psikiatër i cila ka parë nga afër gjendjen e tij të shëndetit mendor.

Konsulta me mjekun specialist nuk ka zgjatur më shumë se 20 minuta dhe burime nga institucioni shëndetësor bëjnë me dije se kontaktet e tij me mjekun specialist do të jenë të vazhdueshme, deri sa të merret një vendim për dërgimin e tij në spitalin e burgut në Tiranë, pasi nuk ka një pavijon të mirëfilltë për këtë kategori të dënuarish.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e datës 27 janar në fshatin Tërvol Gramsh ku i moshuari vrau me sëpatë gruan dhe vëllain e tij, pasi i ngarkuar psikologjikisht kishte dyshime se mes tyre kishte një raport.

Ai u braktis dhe nga fëmijët në gjykatë, ndaj u përfaqësua nga një avokat kryesisht. (Entela Duka/ Infoweb)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu