EKSKLUZIVE/ Zjarret në vend, dy helikopterët holandezë me probleme teknike

0

2 helikopterët holandezë Chinook që janë në Shqipëri për shuarjen e zjarreve, janë të dy jashtë shërbimi për arsyre teknike, shkruan InfoWebTv.

Burime të sigurta ushtarake bëjnë të ditura eskluzivisht për InfoWebTv se një nga  helikopterët Chinook është kthyer në Holandë për riparime, ndërsa tjetri ndodhet në Tiranë, ku po përpiqen të rregullojnë problemet teknike hidraulike për pajisjet zjarrifikëse hidraulike.

Burimet thonë se  shpresojnë që helikopteri Chinook i FA Holandeze të riparohet nesër dhe të fillojnë punën për shuarjen e zjarreve, pasi kërcënimi për pyllin e Llogarasë është vërtetë serioz.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu