Ekzekutimi mafioz i biznesmenit shqiptar, mediat braziliane rindërtojnë skemën 3D të ngjarjes

0

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Brazil, ku u ‘eliminua’ biznesmeni shqiptar Ilir Zelka, ndërsa ende nuk dihet asgjë në lidhje me autorët. Sipas mediave vendase, 47-vjeçari shqiptar ishte në një restorant në Sao Paolo dhe po hante vaktin e mëngjesit. Gjithashtu mediat braziliane kanë rindërtuar skemën 3D të ‘eliminimit’ të shqiptarit, i cili prej dy javësh qëndronte në një hotel luksoz. Sipas autoriteteve, shqiptari u qëllua 4 herë me armë zjarri në një nga lagjet më të pasura në qytet. Kamerat e kapën autorin, por identifikimi do të jetë i vështirë pasi ishte i maskuar.

Ndqrkohë është rindërtuar në mënyrë digjitale skema e gjithë ngjarjes, teksa një burrë afrohet pranë lokalit ku po qëndronte Zelka dhe e ka qëlluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu