Elon Musk: Brenda gjashtë viteve mund të shkojmë në Mars!

0

Miliarderi i njohur amerikan dhe pronari i SpaceX, Elon Musk, ka bërë me dije lajmin e shumëpritur nga të gjithë në lidhje me udhëtimin e njerëzve për në planetin Mars. Ai, duke folur në ndarjen e çmimeve Axel Springer në Gjermani është shprehur se “ndoshta do të bëhet për gjashtë vjet. Nëse jemi me fat, mbase katër vjet më vonë”. Musk tha ndër të tjera se një anije pa njerëz është planifikuar të dërgohet në Mars brenda dy viteve, dhe kapsula Crew Dragon e prodhuar nga SpaceX, ka filluar testimin dhe provat e para.

Çelësi për të arritur qëllimet e tij, është zhvillimi i SpaceX i raketës së saj Starship, e cila mund të transportojë deri në 100 njerëz njëkohësisht.

Burimi: CNBC |joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu