Vdes nga koronavirusi punonjësi i policisë rrugore

0

Punonjësi i policisë, Munir Xhepa ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit teksa ishte i shtruar në një nga spitalet Covid në vendin tonë. Prej 10 ditësh ai ishte i infektuar dhe prej 5 ditësh ishte futur në intubim, por nuk ka arrtur ti mbijetojë sëmundjes.

Xhepa ka shërbyer si punonjës Policisë Rrrugore në Bulqizë. Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 17 pacientë ndërsa kanë rezultuar pozitivë 705 persona nga 2.186 testime të kryera.

Po gjatë këtyre orëve, janë shëruar 528 qytetarë. Ndërkohë, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu