Ekzekutohet brenda në makinë një shtetas i huaj në kryeqytetin shqiptar

0

Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje.

Dyshimi është se autori dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari e ka qëlluar nga mbrapa viktimën me armë zjarri.

Viktima është një mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe edhe specialistè për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vendngjarjes.

Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik.

Dyshimet jane se viktima është një shtetas i huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu