FMN:”Sistemi i taksave në Shqipëri me shumë probleme”.

0

Bizneset në Shqipëri po përballen me një sistem taksash të paqartë dhe të padrejtë. Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimet e tij të fundit ka theksuar rëndësinë për rishikim të sistemit të taksave gjatë vitit të ardhshëm. Në raport theksohet se pas kalimit të krizës së krijuar nga pandemia është e nevojshme një ndërhyrje tërësore në ligjet tatimore që shpesh herë krijojnë abuzime dhe dëmtojnë klimën e të bërit biznes.
FMN argumenton se sistemi i taksave të Shqipërisë është kompleks dhe  i fragmentuar, dhe ndryshimet e  shpeshta ad hoc kanë dëmtuar stabilitetin dhe transparencën  e sistemit. Nisur nga ky përfundim kërkohet të realizohet një ndërhyrje thelbësore për të krijuar një sistem tatimor më efikas e transparent  i cili do të përmirësonte klimën e të bërit biznes  si dhe do të zvogëlonte informalitetin i cili vlerësohet të jetë mbi 30%. Pas përkeqësimit të nivelit të ardhurave por edhe të rritjes së borxhit publik FMN e cilëson me shumë rëndësi këtë nismë  edhe në drejtim të uljes së  nivelit të borxhit .

Sipas FMN të ardhurat fiskale në vend gjatë periudhës janar-shtator kanë pësuar një ulje me rreth 10.6%  si pasojë e tkurrjes ekonomike dhe për shkak të masave që u morën për shtyrjen e taksave.

Problemet  e krijuara nga sistemi  taksave  janë ngritur nga bizneset edhe së fundmi ku një ndryshim i procedurave tatimore shkaktoi  abuzime  për shkak të keq intrepretimit nga administrata tatimore në lidhje me bllokimin e llogarive bankare të administratorëve dhe aksionerëve. Ministria u detyrua që të tërhiqej nga  ky vendim pas reagimit të bizneseve në vend por përfaqësues të bizneseve theksojnë në shume ligje ka paqartësi dhe shpesh herë  abuzohet  me interpretimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu