Ndërmjet 2002 grave që kanë kryer mamografinë, 34 kanë rezultuar të prekura nga kanceri i gjirit. Shifrat i përkasin Shërbimit të Onlokologjisë në Elbasan për periudhën janar-shtator 2023.
Bluzat e bardha shprehen të shqetësuar për faktin se gratë “kujtohen” të vizitohen gjatë muajit tetor, duke krijuar fluks në spital. Ata përcjellin mesazhin se kontrolli ndaj shëndetit duhet të kryhet gjatë gjithë vitit.
Mosha që prek më shumë kanceri i gjirit është ndërmjet 50-60 vjeç por nuk përjashtohen grate e vajzat në moshë të re.