Tre raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Elbasan. Mesohet se bëhet fjalë për një punonjës policie, bashkëshorten e tij dhe për babain e një infermiere në spitalin e Elbasanit.
Kështu, numri total i të infektuarve në Elbasan shkon në 42 ndërsa numri i viktimave në pese. Rastet e reja janë kontakte të personave të mëparshëm.
Sa i përket punonjësit të policisë të konfirmuar së fundmi, tashmë ka shkruar në gjashtë numri i rasteve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Elbasan.
Dyshohet se ai e ka marrë virusin nga kontaktet me të infektuarit e tjerë.
Një grua 50 vjeçare nga Elbasani është dërguar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Gruaja ka pasur probleme me frymëmarrjen duke bërë që mjekët t’i bëjnë fillimisht një ekzaminim të mushkërive, gjë e cila ka bërë që të dyshojnë për koronavirus.