Elbasan/ Arrestime dhe procedime penale për aksident me pasojë vdekjen dhe konflikte të ndryshme

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer disa procedime penale dhe një arrestim në flagrancë, në kuadër të goditjes së shkeljeve të rendit dhe sigurisë publike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 27 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Urakë–Katjel”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin këmbësor Q. M., 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për:

  • L. F., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 32-vjeçar, për motive të dobëta;

  • F. Gj., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka shtyrë dhe fyer një 62-vjeçare, për motive të dobëta.

Në Cërrik, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori për:

  • A. Gj., 19 vjeç, V. Gj., 68 vjeç dhe I. Gj., 50 vjeçe, të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;

  • A. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në Librazhd, procedime janë nisur për:

  • L. K., 40 vjeçe, e cila është konfliktuar fizikisht me një 49-vjeçare;

  • A. B., 47 vjeç, i dyshuar për ushtrim dhune psikologjike ndaj bashkëshortes.

Ndërsa në Gramsh, nën hetim ka përfunduar E. S., 31 vjeçe, pasi një 38-vjeçar ka kallëzuar se ajo ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Policia e Elbasanit nënvizon se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

🟦 Policia e Shtetit apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe shmangien e çdo forme dhune, duke theksuar se do të vijojë punën me përkushtim për garantimin e rendit dhe sigurisë në qarkun e Elbasanit.