Elbasan – Arrestime dhe procedime penale për dhunë, prishje të qetësisë publike dhe shkelje të Kodit Rrugor

0

Elbasan, 20 gusht 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka zhvilluar disa operacione dhe veprime procedurale gjatë ditës së sotme, duke çuar në arrestime dhe nisjen e procedimeve penale për një sërë shkeljesh ligjore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Në të njëjtën kohë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal ndaj:

Y. M., 24 vjeç, për prishje të qetësisë publike, duke kryer manovra të rrezikshme me automjet;

M. A., 32 vjeç dhe P. S., 58 vjeç, të cilët gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin A. Xh., 54 vjeç;

J. G., 38 vjeçe, e cila dyshohet se ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit M. A. gjatë konfliktit.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Në Elbasan, specialistët e Hetimit të Krimeve referuan materialet në Prokurori për një 15-vjeçar, i cili dyshohet se ka thyer kamerën e sigurisë së një shkolle 9-vjeçare.

Po ashtu, në Librazhd, janë shpallur në kërkim shtetasit V. K., 40 vjeç dhe R. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë një shtetase në ambientet e punës së saj.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.