Elbasan/ Arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 të tjerë për vepra të ndryshme penale

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

•Menjëherë pas 2 denoncimeve për raste vjedhjesh, Komisariati i Policisë Elbasan, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, organizoi punën dhe si rezultat, identifikoi dhe vuri në pranga autorët e këtyre 2 rasteve, konkretisht:

-shtetasin E. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi mëngjesin e djeshëm, ka vjedhur 1 celular, në banakun e lokalit në pronësi të shtetasit E. F., në fshatin Labinot. Celulari u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-shtetasin M. F., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka vjedhur 1 biçikletë, në banesën e një 72 vjeçari, në lagjen “5 Maj”.

•Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-B. B., 50 vjeç, banues në Cërrik, pasi ditën e djeshme, në qytetin e Elbasanit, me automjetit që drejtonte, ka përplasur shtetasen F. H., 60 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën;

-K. K., 18 vjeç, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Qukës-Skroskë”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë 18-vjeçari;

-H. Q., 40 vjeç, banues në Librazhd, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dragostunjë, automjeti që ky shtetas e drejtonte në gjendje të dehur, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar 40-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve;

-një 15-vjeçar, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Marinëz, Belsh, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një automjet tip “Volkswagen”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu