Elbasan/ Arrestohen disa shtetas për vepra të ndryshme penale (Detaje)

0

Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 33-vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin I. K., 39-vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasen D. N., 61-vjeçe, banuese në Elbasan.

Gjithashtu ka thyer xhamat e dyqanit në pronësi të kësaj shtetaseje, në bashkëpunim me djalin e tij të mitur 15-vjeçar, i cili është proceduar në gjendje të lirë.

Po nga këto shërbime u proceduan penalisht shtetasit A. L., 42-vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, dhe shtetasi H. D., 53-vjeç banues në Gostimë, Cërrik, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatuan duke kryer punime ndërtimi, pa lejet përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu