Elbasan/ Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën të ndryshme penale

0

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. A., 18 vjeç, banues në Librazhd, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. T., 40 vjeç, banues në Librazhd, pasi, në fshatin Rrapun, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu