Elbasan: Arrestohet pas 12 orësh Josif Kavaja. Qëlloi dje mbi policinë

0

Arrestohet Josif Kavaja, 45 vjeçari nga fshati Seltë i Elbasanit, që qëlloi me armë mbi Policinë dhe u arratis në pyje ditën e djeshme.

Pas një operacioni prej mëse 12 orësh nga FNSH dhe RENEA, Josif Kavaja është gjetur dhe arrestuar në fshatin Zavalinë.

Gjatë natë ka pasur shkëmbime zjarri midis Josif Kavajës dhe forcave speciale, por në fund është bërë arrestimi i tij.

Josif Kavaja është një i deportuar nga Anglia dhe me probleme nervore. Ai dje e terrorizoi fshatin e tij Selte duke qelluar me kallashnikov në ajër.

SI NDODHI NGJARJA, SIPAS POLICISE SE ELBASANIT?

Policia: Më datë 24.12.2020, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat speciale Renea. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu