Një aksident është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës.
Sipas informacioneve paraprake, personat që udhëtonin në mjet kanë arritur të dalin në kohë dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat që çuan në daljen e automjetit nga rruga.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një automjet përfundon në përroin e Zaranikës, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë në këtë segment.





