Elbasan/ Automjeti përplas motorin e picave, lëndohet drejtuesi

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Mësohet se një automjet me targa të huaja është përplasur me një motor që përdorej për të shpërndarë picat.

Për pasojë, i lënduar lehtë ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia në vendngjarje po heton më tej për zbardhjen e rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu