Elbasan/Banorët akuza për Ndriçim Zekthin që sulmoi fqinjin me benzinë. “Pi gjithmonë. Sillet keq me familjen dhe fqinjët”

0

Banorët shprehen keq për Ndriçim Zekthin i cili ditën e sotme sulmoi fqinjët me benzinë.
Qytetarët e lagjes aty pranë kanë treguar se Ndriçim Zekthi njihet si person problematik për familjen dhe të tjerët pasi e tepron me alkoolin.

Banori: Erdhi benzina deri këtu. Ai pi gjithmonë, kur pi bën ashtu. Edhe me familjen e vet.

Banorja: Unë e kam shtëpinë matanë. E mora vesh kur erdha te motra. Ka ndezur benzinën atje dhe i ka hedhur atje. Nuk ka kartelë, nuk është i sëmurë. Ka pasur konflikte më parë me familjen e vet.

Konflikti mes fqinjëve ndodhi pasditen e sotme, kur Ndriçim Zekthi kërcënoi fqinjin se do ta digjte pas një problemi mes tyre.

Për të parandaluar ngjarjen e rëndë, ka ndërhyrë gruaja, e cila ka marrë plagë në duar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar personat e përfshirë. Ndërsa gruaja është transportuar për në spitalin e Elbasanit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ende nuk janë të qarta motivet e konfliktit, ndërsa në vendngajrje duken shenjat e zjarrit. Zënka ka ndodhur ne ambientet e jashtme të ndërtesave të cilat ndodhen ngjitur mes tyre.Faxweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu