Elbasan/ Deklarata e fortë e ambasadores së Francës për antarësimin e Shqipërisë në BE

0

“Shqipëria ka ende kushte për të plotësuar në rrugën dret Bashkimit Evropian”.
Kështu ka deklaruar ambasadorja e re e Francës në vendin tonë, Elisabeth Barsacq, ditën e sotme nga Elbasani teksa ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE dhe porositë që ka marrë nga Franca.

Në mënyrë të qartë ajo ka deklaruar se hapja e negociatave nuk varet nga Franca, Kroacia apo Polonia, por nga vetë Shqipëria dhe se sa ajo avancon përpara në kushtet që i janë vendosur. Ndërkaq shtoi se në momentin që është informuar si ambasadore për vendin tonë, porosia që i kanë dhënë nga Franca është që të vijë këtu dhe të bëjë ç’është e mundur që Shqipoëria të jetë pjesë e BE. “Kjo është detyra që i vura vetes dhe mesazhi që më dhanë si ambasadore ishte shko atje dhe bëj çështë e mundur që Shqipëria të jetë pjesë e BE”, tha mes të tjerash ajo.

Deklarata e plotë e saj:
“Tani jemi në një periudhë tjetër. Duhet ta keni të gjithë parasysh se në mars të këtij viti këshilli europian vendosur që negociatat me shqipërinë do të hapen. Ajo që po bëjmë tani është se po shohim si do të negociohet në të ardhmen. Nuk ka hapa prapa sepse ne jemi gjithmonë të mendimit se duhet të hapen negociatat. Siç e dini mirë ka kushte për të plotësuar. Siç janë shteti i së drejtës lufta kundër korrupsionit janë kushte që sdua ti përmend me rradhë sepse janë thënë. Kjo nuk varet as nga Franca Kroacia apo Polonia por nga Shqipëria.
Kjo është situata sa i përket marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve ne kemi një lajm shumë të mirë, të ardhjes në Shqipëri të agjencisë franceze të zhvillimit e cila do të vijë këtu dhe do të financojë projekte me Shqipërinë. Të gjitha këto i bëjmë së bashku me vende të tjera të BE, sepse duhet ta dini se Be është partneri nr 1 i Shqipërisë sa i përket ndihmës publike. BE është partneri nr 1 i Shqipërisë para çdo partneriteti tjetër. Kjo është krej normale sepse shqipëria është një vend europian. Ky është një proces pune që po zhvillohet dhe Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që një ditë të jetë anëtare e BE. Puna ime këtu dhe e të gjithë ambasadorëve të Be në Shqipëri është të punojmë se bashku përtë ndihmuar Shqipërinë tja arrijë qëllimit”, tha ajo.

“Skam ndërmend të kritikoj as punën e paraardhëse dhe as të politikës shqiptare. Kur isha në Paris dhe po informohesha i thashë vetes time se do bëj çdo gjë që një ditë Shqipëria të jetë pjesë e BE. Por edheShqipëria duhet të bëjë detyrën e vetë. Kjo është detyra që i vura vetes dhe mesazhi që më dhanë si ambasadore ishte shko atje dhe bëj çështë e mundur që Shqipëria të jetë pjesë e BE”, shtoi ajo. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu