Infektohet me COVID-19 mësuesi në shkollën “Qemal Haxhihasani” në Elbasan.
Ggjatë 24 orëve të fundit nga 50 tamponë që janë bërë kanë rezultuar 17 raste të reja me Covid.
Dy raste janë punonjëse në një bankë të nivelit të dytë.
Rasti i tretë është një punonjëse në zyrën e financës në bashkinë e Elbasanit.
Një tjetër rast që ka rezultuar me Covid në 24 orët e fundit ka të bëjë me një mësues në shkollën “Qemal Haxhihasani”, duke e çuar numrin total të mësuesve të infektuarve në 3.
Në total janë 15 persona të vetëkarantinuar, ndërsa priten analizat e tamponëve për kontaktet që kanë pasur të infektuarit.