Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin L. U., 18 vjeç, banues në Peqin, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Përparim, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin E. Sh. dhe 3 automjete të parkuara.
Për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi E. Sh. dhe pasagjerja në automjetin e tij.