Një drejtues motori që shpërdan pica është përplasur me një autoveturë në lagjan “11 Nëntori” në qytetin e Elbasanit rreth orës 15.50.
Burime nga vendngjarja bënë me dije se drejtuesi i motorrit me targë BP 129 nga përplasja ka ” fluturuar” në ajër dhe ka rënë në anë të rrugës.
Për pasojë ka pësuar dëmtime në kokë e trup dhe ka frakturë në këmbë. Personi i aksidentuar është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit të Elbasanit e cila ndodhet fare pranë vendit ku ndodhi aksidenti. Burime spitalore bënë me dije se gjendja e 25 vjeçarit Denis Çollaku ,drejtuesi i motorrit paraprakisht është e rëndë por jashtë rrezikut për jetën.
Motori i drejtuar prej tij dhe autovetura me targë AA 635 GB janë përplasur fort mes tyre saqë janë hapur Airbag.
Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat që sollën aksidentin dhe policia po dokumenton ngjarjen për të përcaktuar shkaktarin e ngjarjes.