Elbasan – Dy vëllezër procedohen për dhunë ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake, njoftim edhe për vjedhje automjeti në Prrenjas

0

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan informon për dy ngjarje të ndodhura në juridiksionin e saj, për të cilat janë kryer veprime procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë.

🔹 Gramsh – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë referuar në Prokurori materialet për shtetasin T. H., 32 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, R. H., 38 vjeç. Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me fjalë dhe kanë goditur me grushte një punonjës të Policisë Bashkiake, për shkak të detyrës së tij.

🔹 Librazhd – Më datë 31.07.2025, ka kallëzuar shtetasja E. R., 26 vjeçe, se gjatë natës i është vjedhur automjeti i parkuar në fshatin Prrenjas. Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.