Elbasan, 15 prill 2025 – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Artit Pamor, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Onufri” organizuan një ekspozitë me punimet e tyre artistike, në bashkëpunim me Muzeun Etnografik të qytetit.
Veprat u ekspozuan si në ambientet e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme të muzeut, duke e kthyer hapësirën historike në një galeri të gjallë ngjyrash dhe mesazhesh artistike. Pikturat trajtonin tema nga jeta e përditshme, trashëgimia kulturore dhe identiteti artistik i të rinjve.
Ekspozita u mirëprit nga publiku i vogël dhe i madh, duke u vizituar nga klasa të ndryshme të shkollave të qytetit, të cilët patën mundësinë të njihen më nga afër me artin e bashkëmoshatarëve të tyre dhe të përjetojnë një eksperiencë ndryshe kulturore në zemër të Elbasanit.