Një armë zjarri është gjetur e groposur ditën e djeshme në lagjen “5-Maji” në qytetin e Elbasanit.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Njoftimi i poliocisë;
“Pasditen e djeshme, në lagjen “5-Maji”, është gjetur e mbështjellë dhe e groposur, një armë e vjetër zjarri (pistoletë). Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen ekspertiza dhe hetime, për të identifikuar poseduesin/t dhe për të zbardhur rrethanat e rastit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.





