Elbasan -Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Elbasan, ku një grua është gjetur e pajetë.
Bëhet me dije se gruaja e pajetë, rreth 48 vjeç është gjetur në lumin Shkumbin. Ende nuk dihet identiteti i gruas. Mësohet se ajo kishte dalë nga banesa për të hedhur mbeturinat, por që nuk ishte kthyer më.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.